Arrestimi i policit rrugor në Tiranë, reagon SHÇBA: I mori një shumë parash një shtetasi

Arrestimi i policit rrugor në Tiranë, reagon…

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në policinë e shtetit ka vënë në pranga një efektiv të komisariatit të policisë rrugore.

Bëhet fjalë për efektivin Zyber Halili, i cili dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale të korrupsionit pasiv.

Ne reagimin zyrtar, SHCBA ka njoftuar se jane proceduar penalisht gjithashtu dy shtetas te tjere per ‘moskallezim te krimit’ dhe ‘korrupsion aktiv’.

SHCBA po ashtu ben me dije se hetimet vijojne per zbulimin e personave te tjere te perfshire ne kete ceshtje.

Njoftimi i plote:

Tiranë – SHÇBA arreston një punonjës policie për korrupsion, procedohen në gjendje të lirë 2 persona

Në kuadër të procedimit penal nr. 5236 të vitit 2021, sot u bë ndalimi i punonjësit të policisë Z.H., 54 vjeç, efektiv pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, dy shtetas:
– K.T., 20 vjeç për veprën penale “Moskallzim i krimit”;
– K.M., 26 vjeç për veprën penale “Korrupsion aktiv”.

Nga provat e administruara, dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës, punonjësi i policisë ka marrë një shumë parash nga shtetasi K.M.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe nëse ka të implikuar të tjerë të mundshëm.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit