Arrestimi me drogë i efektivit të Tiranës në Turqi, Rrumbullaku merr vendimin: Florenc Bicerri përjashtohet përgjithmonë nga Policia e Shtetit

Arrestimi me drogë i efektivit të Tiranës…

Një efektiv i policisë rrugore në Tiranë është arrestuar në Turqi. Në lidhje me arrestimin e Florenc Bicerrit ka reaguar dhe policia e shtetit.

Policia njofton se efektivi ka dalë nga Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Drejtoria e policisë ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit të Bicerrit.

Mësohet se policia po punon për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët turq, në lidhje me një rast trafikimi të lëndëve narkotike, në të cilin janë të përfshirë 3 shtetas shqiptarë, njëri prej tyre punonjës policie, ka ngritur një grup të dedikuar hetimor, për hetimin e rastit.Sqarojmë se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, shtetasi Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit