Arrestohen 15 refugjatë në Portin e Vlorës, tentonin të iknin në Itali

Arrestohen 15 refugjatë në Portin e Vlorës,…

Mëngjesin e së shtunës janë kapur në portin e Vlorës 15 emigrantë të cilët po tentonin të kalonin në Itali.

Policia njoftoi se grupi me 15 persona ishte në tentativë për t’u larguar mes Portit të Vlorës drejt Italisë dhe vendeve të BE-së. Sipas policisë ata ishin shtetas sirianë dhe janë arrestuar nga policia e Vlorës.

Grupi u dërgua në komisariatin e Vlorës dhe po  merren në pyetje nga policia. Sirianët janë sjellë deri në port me gomone, ndërkohë që ende nuk është e qartë rruga që ata kanë ndjekur.

Policia tha se verifikohej nëse ka patur ndonjë mjet lundrues që i ka transportuar në det.

Shqipëria është vend tranzit për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, të cilët tentojnë të mbërrijnë në vendet e Bashkimit Europian përmes Ballkanit. Ata vijnë kryesisht nga Greqia, ku kanë qëndruar ndonjëherë me muaj të tërë pasi kanë kaluar Egjeun, dhe vijojnë rrugën drejt Malit të Zi apo Kosovës.

Prej vitit 2018, fluksi i emigrantëve të parregullt të ndaluar në Shqipëri është rritur në mënyrë eksponenciale, duke e kthyer vendin në një korridor të rëndësishëm të lëvizjes së emigrantë drejt vendeve të BE-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit