Arrestohen 2 persona në Gramsh, u kapën me lëndë narkotike

Arrestohen 2 persona në Gramsh, u kapën…

Ditën e sotme, dy persona janë arrestuar në Gramsh, pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Sipas informacioneve, në pranga kanë rënë E. P., 44 vjeç dhe A. M., 43 vjeç, banues në Gramsh.

Gjatë kontrollit fizik, dy personave u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: disa doza  lëndë narkotike heroinë dhe disa doza kanabis, si dhe 4 kapsula të dyshuara metadon, raporton policia.

Njoftimi paraprak i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. P., 44 vjeç dhe A. M., 43 vjeç, banues në Gramsh.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: disa doza  lëndë narkotike heroinë dhe disa doza kanabis, si dhe 4 kapsula të dyshuara metadon.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit