Arrestohen 2 persona në Kosovë për vrasjen e 15-vjeçarit, policia: Të dyshuarit janë në paraburgim

Arrestohen 2 persona në Kosovë për vrasjen…
Featured image of article: Arrestohen 2 persona në Kosovë për vrasjen e 15-vjeçarit, policia: Të dyshuarit janë në paraburgim

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Prizren si të dyshuar për vrasjen e 15-vjeçarit disa ditë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur Zëri, ku shkruan se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit Shaban Osmanollaj. Ai tha se  të dyshuarit e arrestuar janë dërguar të rajon për mbajteje 24 orë. 2 personat e arrestuar mendohet se janë 17 dhe 18 vjeç.

“Lidhur me këtë rast, janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka thënë Osmanollaj.

Ngjarja tragjike ndodhi disa ditë më parë në një shkollë Prizren. Disa të rinj gjatë një zënke lanë të vdekur një 15-vjeçar me emrin Lirim. Ende nuk dihet se cila është arsyeja e zënkës mes tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit