Arrestohen 2 persona për shitje kokaine

Arrestohen 2 persona për shitje kokaine

Dy persona u arrestuan për shitje të lëndës narkotike kokainë, të martën, në Tiranë. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 800 gramë kokainë dhe një telefon. Të arrestuarit janë B. S.(Z)., 35 vjeç dhe A. A., 33 vjeç

“Shtetasi B. S.(Z)., me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram”, njoftoi Policia.

Personi B.S ishte shpallur më parë në kërkim nga policia e Dibrës për vrasje me paramendim mbetur në tentativë dhe armëmbajtja pa leje.

 

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit