Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, kishin armë gati për përdorim dhe drogë në banesë

Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, kishin armë…

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë në Itali Ata u kapën me armë gati në përdorim dhe me drogë në banesë.

Shqiptarët kishin një pistoletë “Glock” me numër serie të gërryer, karikator, silenciator, fishekë, kokainë dhe hashash.

Arma ishte gati për qitje pasi ishte me karikator të futur, teksa fishekët i përkisnin një arme tjetër. Në shtëpinë e shqiptare policia gjeti dy dokumente dhe filluan të kërkonin pronarët e materialit.

Të rinjtë shqiptarë me iniciale A. K., 18 vjeç dhe K. K., 23 vjeç, me banim në Casermone u kapën pak metra larg shtëpisë.

Policia po vijon hetimet për të kuptuar se çfarë po bënin dy shqiptarët në Frosinone armën gati për përdorim.

Është e paqartë nëse të dy ishin thjesht ruajtës të armës. Hetimet do të kryhen edhe për drogën dhe për kanalet e mundshme të furnizimit dhe shitjes së lëndës narkotike

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit