Arrestohen 7 persona, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Arrestohen 7 persona, akuzohen për vepra të…

7 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia bën të ditur se mes të arrestuarve janë dhe  dy shoferët e përfshirë në aksidentin që ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë ku si pasojë u plagos një këmbësor në trotuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 5 Maji, një ditë më parë ku pas përplasjes së dy automjeteve, një nga makinat ka goditur këmbësorin që ndodhej në trotuar.

Mësohet se në pranga kanë rënë A. H., 33 vjeç, M. Sh., 36 vjeç, L. M., 25 vjeç si dhe  M. M., 20 vjeçe, A. Ç., 40 vjeç, F. I., 21 vjeç, dhe A. C., 35 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme, dy prej tyre i shpallur në kërkim. Në vijim për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve : Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në bashkëpunim me  sherbimet e Policisë Korçe, bënë ndalimin e shtetasit A. H., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 25 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , u konstatua jashtë banese. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : M. M., 20 vjeçe dhe A. Ç., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “5 Maji” janë përfshirë në një aksident, ku për pasojë është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ; I., 21 vjeç, pasi në rrugën e Elbasanit, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ; C., 35 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump”, në “Kamzë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.71 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit