Arrestohen 8 shtetas në Itali, “salloni i luksit” dërgon pas hekurave edhe 2 shqiptarë

Arrestohen 8 shtetas në Itali, “salloni i…

Operacioni i Guardia Di Finanza në Treviso, i koduar “Salloni i Luksit”, ka shkatërruar një grup kriminal me bazë në Itali me akuzën e mashtrimit fiskal në dëm të shtetit italian.

8 persona janë vënë nën arrest me burg 2 janë shqiptarë, 1 italian e 5 rumunë.

Nën dokumentacione të falsifikuar si fatura e akte noterimi evitonin pagesën e taksën e regjistrimit të automjeteve lluksoze në Itali.

Ky grup kriminal kishte në zotërim një shoqëri për shitblerje makinash të përdorura me bazë në Treviso. Automjetet bleheshin në Gjermani, Francë, Spanjë e Belgjikë.

Afera mashtruese kap vlerën e 8.5 milionë euro e 1.5 milione prej tyre në dëm të shtetit.

Hetimet kanë verifikuar 161 shiblerje makinash me vlerë 8.5 milionë euro, ndërsa të arrestuarve u janë sekuestruar të mira materiale me vlerë gjysëm milionë euro./Ora News

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit