Arrestohen dy autorët që grabitën lojtarin e Milanit

Arrestohen dy autorët që grabitën lojtarin e…

Janë arrestuar dy personat, të dy 30 vjec, që grabitën në Milano Samu Castillejo duke e kërcënuar me një pistoletë. Dy keqbërësit, që i kishin marrë lojtarit të Milan një orë dore prej 80mijë euro, janë kapur nga agjentët e policise rrugore të Arezzo. Spanjolli klishte bërë denoncimin, duke i shpjeguar policisë edhe ngjarjen dhe identikitin e autorëve.

Castillejo ka treguar se në orën 18 është kapur në befasi në sheshin Principessa Clotilde nga dy persona (një prej të cilëve i armatosur me pistoletë) e pasi i morën orën u larguan me dy motorë të ndryshëm. Pak pas përshkrimit të saktë, një patrullë e policisë rrugore të Arezzo ka ndaluar dy personat që kishin me vete një orë me karakteristikat e asaj që iu grabit Castillejos. Futbollisti ndodhej ende në zyrat e policisë kur mbërriti foto e orës për konfirmim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit