Arrestohen dy persona që vidhnin shtëpitë me dhúnë/ EMRAT

Arrestohen dy persona që vidhnin shtëpitë me…

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë mbrëmjen e sotme në Sarandë, pasi akuzohen se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në fshatrat e minoritetit.

Mësohet se në pranga kanë rënë Mentor Bejko, 44-vjeç, lindur dhe banues ne Gjashte, Sarande me precedentë të theksuar kriminale në fushën e vjedhjeve dhe Flamur Kalemi, i njohur me emrin Eno, 44-vjeç, lindur ne Tepelenë dhe banues ne Gjashtë, i dënuar më parë për vjedhje.

Të dy personat u zbuluan pasi nuk iu bindën postbllokut të policisë në fshatin Livadhja,  pasi u vunë në ndjekje të tyre, policia i arrestoi më pas në fshatin Gjashte.

Ata dyshohen për një sërë vjedhjesh me dhunë në fshatrat e Bashkise Finiq.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit