Arrestohen dy trajnerë të Butrintit, goditën me grushte futbollistin 21-vjeçar

Arrestohen dy trajnerë të Butrintit, goditën me…

Një 21-vjeçar anëtar i ekipit të futbolli Butrinti, është dhunuar me grushte nga trajnerët e ekipit të tij gjatë zhvillimi të një ndeshje pëgaditore që po zhvillohej me ekipin e Memaliajt.

Bëhet fjalë për futbollistin Albi Selimaj, i cili pasi u dhunua në ndeshje u dërgua në spitalin e Sarandës ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 52-vjeçari Neritan Novi me detyrë trajner i parë, dhe trajnerin atlet 45-vjeçarin Dh. M.

Të dy këta shtetas akuzohen për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim. Kjo Cshtë një ngjarje mjaft e rëndë që ndodh në futbollin shqiptar. Materialet e rastit tashmë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit