Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë me 1 milion euro drógë

Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë me 1 milion…

Dy vëllezër shqiptarë përfunduan në pranga pasi policia italiane sekuestroi në shtëpinë e tyre një sasi prej 12 kg kokainë e paketuar në pako dhe rreth 70 mijë euro në kartëmonedha me emetime të ndryshme

Mediat italiane shkruajnë se policia ndërhyri pas dorëzimit të një shume parash nga një blerës i një pjese të dërgesave të drogës. Në shtëpi u sekuestruan edhe materiale të tjera, ndërsa vlera e drogës është rreth 1 milion e 200 mijë euro.

Dy vëllezërit shqiptarë, të moshës 30 dhe 32 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë, banues në Itali rrezikojnë të dënohen me mbi 10 vjet burg secili. Hetimet po vazhdojnë në mënyrë që të identifikohen pasuritë e tyre.

Aktiviteti i kryer konfirmon se si organizatat kriminale, edhe në periudhën e emergjencës së Covid-19, ishin në gjendje të konsolidonin rrjetet e shpërndarjes së drogës duke ruajtur kapacitetet e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit