Arrestohen hajdutët e veprave të artit në Durrës

Arrestohen hajdutët e veprave të artit në…

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për vjedhje dhe trafikim të veprave të artit.

Policia bën me dije se një prej të arretsuarve, ishte punonjës rije pranë parqeve arkeologjike. Në kuadër të operacionit policor të koduar “IKONAT” policia ka sekuetruar në cilësinë e provës materiale 13 statuja të madhësive dhe formave të ndryshme.

Vizion Plus mëson se në pranga kanë rënë Pëllumb Leka 53 vjeç, banues në Fier dhe Emanuel Çaço 56 vjeç banues në Lushnjë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, duke lëvizur me një automjet në të cilin gjatë kontrollit u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe kulturës.

Pëllumb Leka duke përfituar nga fakti se ishtë i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me shtetasin Emanuel Çaço, i trafikonin me qëllim përfitimin.

Një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit