
Tre shtetas shqiptar janë arrestuar në kufirin grek, pasi kanë tentuar të kalojnë në shtetin fqinj me çantat e mbushura me drogë.
Policia ka njoftuar se janë kapur rreth 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.
Të arrestuarit janë 33, 45 dhe 50 vjeç. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale materiale, 3 celularë me 3 karta SIM, 50 euro dhe 3600 lekë të reja shqiptare.