Arrestohen tre shqiptarë në Itali, vranë arkitektin italian gjatë grabitjes, flet vëllai i viktimës

Arrestohen tre shqiptarë në Itali, vranë arkitektin…

Një ngjarje e rëndë më pasojë vdekjen ka ndodhur në Itali, ku autorët janë tre shqiptarë. Tre shqiptarët kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për vrasjen e arkitektit 50 vjeçar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në shtëpinë e arkitektit Roberto Mottura, ndërsa hetuesit kanë zbuluar se bëhej fjalë për grabitje, që ka përfunduar me vrasjen e 50-vjeçarit.

“Ata duhet të kalben në burg. Vrasësit e vëllait tim janë arrestuar dhe tani shpresoj që të kalben në burg. Shpresoj vërtet që kjo histori ka marrë kthesë, që të bëhet drejtësi për familjen e vëllait tim, për prindërit dhe të gjithë ne. Këta muaj kanë qenë të tmerrshëm. Ata janë hajdutë, një grup hajdutësh të armatosur, që shkuan rreth e qark vendit. Ata vranë një person për të marrë katër objekte. E gjithë kjo është çmenduri”, ka thënë vëllai i të ndjerit, Enrico Mottura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit