Arrestohet 103-vjeçarja në Itali, po drejtonte makinën me patentë të skaduar

Arrestohet 103-vjeçarja në Itali, po drejtonte makinën…

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 103-vjeçare pasi drejtonte makinën, në mes të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim, pasi ishte nisur të “vizitonte miqtë” pranë Ferrarës.

Sipas mediave italiane, karabinierët morën një telefonatë në lidhje me shoferen e moshuar, e cila po qarkullonte në qendër të Bodenos, një komunitet prej 13,000 banorësh në Emilia Romana.

Karabinierët u surprizuan kur panë që shoferja ishte e datëlindjes së vitit 1920 dhe ishte në gjendje të ulej në timon dhe të shkonte në Bodeno për të parë miqtë e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit