
Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar në Vlorë. Ai, më 1 mars shkaktoi një aksident në lagjen “10 Korriku”. 25-vjeçari ishte në timon dhe në gjendje të dehur. Pas aksidentit i riu është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor dhe është larguar nga vendi i aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.