Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, dronët e policisë filmojnë parcelën me kanabis

Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, dronët e policisë…

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, pasi kishte kultivuar fidanë me kanabis në një sipërfaqe të pyllëzuar.

Kontrollet nga toka dhe nga ajri me dronë e helikopter bënë të mundur kapjen e tij, duke finalizar operacionin policor të koduar “Pult”.

“Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit pas mbajtjes nën vëzhgim u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit