Arrestohet 31-vjeçari në Kurbin, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit

Arrestohet 31-vjeçari në Kurbin, ushtronte aktivitetin e…

Bie në prangat e policisë së Lezhës 31-vjeçar i identifikuar si Besmir Mena. 

I riu ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit në lokalin e tij në Sanxhak, në Kurbin.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke sekuestruar të gjithë materialet e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Një shumë parash që mendohet se janë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit, janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, 1 tavolinë pokeri, fisha dhe letra bixhozi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit