Arrestohet 31-vjeçari, u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm

Arrestohet 31-vjeçari, u kap në flagrancë duke…

Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se pëhet fjalë për shtetasin me inicialet I. M., 31 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi i mësipërm u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar drejt Tiranës me mjetin tip “Benz”, 4 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit