Policia greke ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar në zonën e Menidhit në Athinë. Prangosja e shqiptarit ka ardhur pasi ai po lëviztë në mënyrë të dyshimtë.
Sipas mediave greke, pas ndalimit dhe kontrollit të tij u zbulua se 32-vjeçari shqiptar mbante në pjesën e përparme të brezit një armë zjarri pistoletë e llojit “Sig Sauer”.
Shqiptari 32-vjeçar, i cili banon në zonën e Peristerit, është shoqëruar nga policia në Komisariat dhe po merret në pyetje për t’u hetuar edhe në lidhje me qëllimin e mbajtjes së armës së zjarrit me vete.