Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, policia i gjen paratë dhe arin që kishte vjedhur!

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, policia i…

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në dy vjedhje banesash në zonën e Bergamos. Ngjarja u zbulua pasi karabinierët identifikuan një automjet të dyshimtë në Albano Sant’Alessandro dhe e ndoqën deri në Torre de’ Roveri. Pas një ndalese pranë një fushe sportive, drejtuesi mori në makinë dy persona të tjerë që vinin nga zonat bujqësore përreth, duke shtuar dyshimet e policisë.

Sapo panë efektivët, tre personat braktisën automjetin dhe u larguan me vrap drejt fushave. Dy prej tyre arritën të arratisen, ndërsa 32-vjeçari shqiptar u kap pas një përleshjeje me karabinierët, gjatë së cilës një prej efektivëve mbeti i plagosur. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi mbi 1 mijë euro, bizhuteri ari dhe disa sende të tjera me vlerë, si dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për vjedhje banesash.

Pas arrestimit dhe dërgimit në burgun e Bergamos, gjykata vendosi që 32-vjeçari të qëndrojë në arrest shtëpie, nën mbikëqyrjen e byzylykut elektronik. Ndërkohë, karabinierët vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht përfshirjen e tij në vjedhjet e dyshuara dhe për të identifikuar dy bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët vijojnë të jenë në kërkim.

 

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit