Arrestohet 34-vjeçari, plagosi të riun dhe nënën e tij të moshuar

Arrestohet 34-vjeçari, plagosi të riun dhe nënën…

Policia ka arrestuar një 34-vjeçar në Maliq, i akuzuar për dhunën ndaj një 31-vjeçari dhe nënës së tij të moshuar, pas një konflikti që patën mes tyre.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorin.

“Ai ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

Njoftimi

Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në fshatin Libonik, informojmë së specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, në përfundim të veprimeve proceduriale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: B. R., 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plågosja e lehtë me dashje”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit