Arrestohet 42-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim, pritet ekstradimi drejt Italisë

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim,…

Një 42-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim nga Interpoli është vënë në pranga. Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, falë dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Interpol Roma dhe Interforza-n, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Dukati”

Shtetasi i arrestuar ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëpashme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.Finalizohet Operacioni policor i koduar “Dukati”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Interpol Tirana.Kapet dhe arrestohet një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, falë dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Interpol Roma dhe Interforza-n, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Dukati”.Si rezultat operacionit u bë e mundur që në fshatin Dukat, të kapej dhe ndalohej shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Shaqo Kalaj, 42 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit