Arrestohet 56-vjeçari shqiptar në Greqi, abuzonte me vajzën e mitur të partneres

Arrestohet 56-vjeçari shqiptar në Greqi, abuzonte me…

Është arrestuar në Greqi një shqiptar 56-vjeçar. Ky i fundit nga Shqipëria i identifikuar si Kozma Dhimitër Papa nga fshati Dhrovjan i Sarandës, akuzohet për përdhunimin e një të miture. Ai është arrestuar pasi mamaja e vajzës 16-vjeçare, shqiptare, ka bërë denoncimin. Autori hynte në banesën e viktimës duke shfrytëzuar lidhjen personale me mamanë e saj.

Pra shqiptari kishte partnere nënën e të miturës, teksa abuzonte seksualisht edhe me vajzën e saj. Historia nisi kur e mitura ishte në moshën 8-vjeçare. Vajza u tregoi hetuesve se autori kryente akte seksuale me të që në moshën 8-vjeç dhe vazhdonte ende deri para pak ditësh. Sipas mediave greke, herën e fundit që ata patën një kontakt, ajo ishte detyruar ti dërgojë autorit edhe një foto intime të saj.

Ajo tha se kishte frikë ta denonconte pasi shqetësohej për sigurinë e saj dhe të mamasë së saj. Nëna e vajzës zbuloi rastësisht fotot e saj në telefonin e autorit dhe pasi verifikoi të dhënat, e denoncoi atë. 56-vjeçari u arrestua dhe pritet hetimi i rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit