Arrestohet 60-vjeçari në Tiranë, dyshohet se abuzoi me 16-vjeçaren për 3 muaj

Arrestohet 60-vjeçari në Tiranë, dyshohet se abuzoi…

Një 60-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Arrestimi i 60-vjeçarit që dyshohet se ka abuzuar me të miturën ka ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës. Vajza 16 vjeçe ka bërë denoncim me pretendimet se prej 3 muajsh 60-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të përmes dhunës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit