Arrestohet 65-vjeçari, përplasi burrë e grua në afërsi të Bilishtit

Arrestohet 65-vjeçari, përplasi burrë e grua në…

Është vënë në pranga nga Policia e Korçës shtetasi me inciale Sh.L., 65 vjeç. Ky i fundit ditën e djeshme më automjetin e tij përplasi A.H., 64 vjeç dhe D.H., 59 vjeçe, burrë e grua të cilët po lëviznin me motor në afërsi të Bilishtit, në fshatin Bitinckë. Burrë dhe grua pas përplasjes u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 65 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të degëzimit të fshatit Bitinckë, duke drejtuar mjetin tip “Isuzu”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 64 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll. Për pasojë janë dëmtuar 64-vjeçari dhe shtetasja D. H., 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë“, njofton Policia e Korçës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit