Arrestohet 65-vjeçari| Tentoi të fuste telefonin në burg nëpërmjet tenxheres për të birin

Arrestohet 65-vjeçari| Tentoi të fuste telefonin në…

Një 65-vjeçar nga qyteti i Beratit është arrestuar nga “Sherbimi i Kontrollit të Brendshëm” të Burgjeve. Musteak Çala, nëpërmjet një tenxhere më ushqim, që ia dërgonte të birit, kishte futur edhe një celular. Mjeti i palejuar u pikas nga rojet gjatë kontrollit, duke gjetur celularin të ngjitur në enën e gatimit.

I biri i tij, Erjon Çala 30 vjeç, është duke vuajtur dënimin në burgun e Beratit, ndërsa me gjasa mund t’i shtohet në qeli edhe i ati. 65-vjeçari është marrë në pyetje për veprimin e paligjshëm dhe pritet të vlersohet një masë dënimi paraprake, e cila mund të variojë nga “detyrim paraqitje” deri në “heqje lirie”. Ky nuk është i vetmi rast kur familjarëve u gjenden sende të paligjshme, si telefon, alkool, drogë apo edhe mjete prerëse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit