Arrestohet Dan Hutra, autor i vrasjes së 2 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave

Arrestohet Dan Hutra, autor i vrasjes së…

Pas kërkimeve policia e kryeqytetit ka arritur të arrestojë shtetasin  Dan Hutra. Ai është autor i vrasjes së dyfishtë në familjen e ish-gruas në Paskuqan si dhe dyshohet për vrasjen e Etleva Kurtit në Kamzë.

Mësohet se autori është arrestuar te Lendfilli i Sharrës. I gjakosur në duar dhe në pjesën e fytyrës, dyshohet se ka bërë rezistencë gjatë arrestimit ose është lënduar gjatë ndjekjes.

Policia gjithashtu ka bërë të mundur edhe gjetjen e armës me të cilën dyshohet se autori ka plagosur ish-të  dashurën në Astir.

Arma është e vjetër dhe bajoneta e saj duket e gjakosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit