Arrestohet djali i Nehat Kullës, "gjeneralit" të bandës famëkeqe në Tiranë

Arrestohet djali i Nehat Kullës, “gjeneralit” të…

Policia e Tiranës ka vënë në pranga djalin e Nehat Kullës, gjeneralit të bandës famëkeqe në Tiranë.

Robert Kulla 43 vjeç u arrestua për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.

Nehat Kulla i njohur si Gjenerali ose i forti i 1997-ës ndërroi jetë ne vitin 2020. Kulla u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare.

Pak kohë para se të vdiste Nehat Kulla la dhe qelinë e burgut të Fushë-Krujës, pas dënimit me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e kreu të gjithë burgimin, pasi fitoi disa herë ulje të dënimit.

Nehat Kulla, i njohur të gjithë si “Gjenerali” i Kinostudios e Tufinës është i njohur për bandën që kishte krijuar në vitet 1997-1998 dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë. Ky grupim i tij u krijua pas trazirave  të vitit 1997.

Teksa Tirana dhe e gjithë Shqipëria digjej nga lufta civile që po zhvillohej, ai së bashku me familjarë e miq të tij mbanin të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën “Gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit