Arrestohet ekstremisti i ISIS në SHBA, 32-vjeçari shqiptar: Do ju kryqëzoj

Arrestohet ekstremisti i ISIS në SHBA, 32-vjeçari…

Një ekstremist radikal islamik i ISIS me origjinë shqiptare  u arrestua nga autoritetet amerikane të premten. Bëhet me dije se 32-vjeçari shqiptar Ridon Kola kishte ngritur komplot për të vrarë oficerët e policisë dhe kryebashkiakun e qytetit.

Autoritet amerikane bëjnë me dije se ai iu dërgoi mesazh drejtpërdrejt policisë së Yonkers, duke thënë “Unë do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri. . . Allahu Ekberr

Kola u arrestua dhe u akuzua për komunikim kërcënues ndërshtetëror, sipas Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, Damian Williams. Në shumë raste, Kola kishte postuar shkrime shqetësuese në internet, duke përfshirë mbështetjen për një “xhihad” ose “për luftë kundër jomuslimanëve”. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit