
Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani është arrestuar gjatë mbrëmjes të së hënës nga Policia e Shtetit.
Bashkë me Breçanin në polici janë shoqëruar edhe 11 persona të tjerë. Sipas burimeve të TVA News, Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale.
U mësua se në këtë aksion është i përfshirë edhe Prokuroria e Posaçme SPAK.