Arrestohet i riu në Shkodër, kultivonte kanabis

Arrestohet i riu në Shkodër, kultivonte kanabis

Një i ri është arrestuar të shtunën në Shkodër, pasi u kap duke kultivuar kanabis. Kështu ka bërë me dije Policia e Shkodrës.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative forcat blu bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit B.D., 34 vjeç banues në Hajmel, Vau Dejës, pasi në pronen e tij u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike “cannabis sattiva”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit