Arrestohet infermierja e spitalit psikiatrik në Tiranë, merrte kredi me kartat e pacientëve

Arrestohet infermierja e spitalit psikiatrik në Tiranë,…

Infermieria e spitalit psikiatrik në Tiranë, Elisabeta Bardhollari është arrestuar si pjesë e një grupi që mashtronte për Kredi.

Bardhollari merrte kartat e identitetit të pacientëve të spitalit shtetëror për t’i përdorur për kredi. Më pas të dhënat ajo ia jepte një dyqani elektro shtëpiake e cila plotësonte kreditë për blerjen e pajisjeve të cilat më pas rishiteshin.

Policia pas arrestimit ka sekuestruar edhe elektro shtëpiake me vlerë 40 milionë lekë. Për pasojë është arrestuar edhe shitësja Orjada Hoxha, edhe ajo banuese në Tiranë.

Si dhe po ndiqet penalisht një tjetër person. Policia dhe prokuroria dyshon se në këtë skemë mashtrimi mund të jenë pjesë edhe persona të tjerë.

Ndërkohë që po verifikohen të gjithë pacientët e spitalit psikiatrik të Tiranës që mund të jenë dëmtuar duke ju kaluar kredi bankare që nuk i kanë marrë asnjëherë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit