Arrestohet ish-deputeti Mark Frroku, u përfshi në konfliktin te Kepi i Rodonit

Arrestohet ish-deputeti Mark Frroku, u përfshi në…


Mark Frroku është arrestuar nga Policia e Shtetit. Ish-deputeti ishte i pranishëm në konfliktin mes disa banoreve dhe përfaqësuseve të Kishës, lidhur me pretendimet për pronësinë e tokës në zonë bregdetare të Kepit të Rodonit. Mes tensioneve dhe përplasjeve fizike, pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Ish-deputeti Frroku mësohet se ishte në vendngjarje si përfaqësues i Kishës Katolike. Frroku ka qenë i shoqëruar dhe me persona të tjerë, ndaj të cilëve janë ngritur akuza. Si duket Rama paska shpërblyer Frrokun duke i dhënë një nga perlat e bregdetit shqiptar.

Shfaqja e një prej emrave më të lakuar në media për aktivitetet kriminale, si Mark Frroku, ngre dyshime toka e zonës u është dhënë njerëzve të lidhur me politikën. Babëzia për të betonizuar zonat bregdetare, për të ngritur aty resorte e vila luksoze, ka bërë që shqiptarëve t’u rrëmbehet toka me procedura të nxitura nga zyrat shtetërore. Mark Frroku, në deklarimin e dhënë në polici ka mohuar akuzat dhe vetë ngajrjen, duke thënë se nuk ka pasur asnjë konflikt. Por pamjet filmike që policia ka në duar, konfirmojnë të kundërtën e asaj që pretendon ish deputeti.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit