Arrestohet ish-kreu i Doganës së Fierit, përplasi këmbësoren në gjendje të dehur

Arrestohet ish-kreu i Doganës së Fierit, përplasi…

Është vënë në pranga ish-drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji, i cili shkaktoi aksidentin e dyfishtë këtë të hënë në Vlorë.

46-vjeçari aksidentoi një këmbësore, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas përplasi një automjet.

Mbi 46-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Kujtojmë se Arlind Lagji u përfshi më herët në një skandal pasi u denoncua nga Algert Beluli se e kishte kërcënuar. I riu dyshonte se bashkëshortja e tij, Anxhela Ngjeqari, e tradhtonte me ish-drejtorin e Doganave në Fier.

Algert Beluli publikoi audiopërgjime me zytarin, ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit