
Elvis Rrapo, 29 vjeç, është arrestuar nga Policia e Korçës mesditën e kësaj të enjte. Ai është nën funksionin e kryeplakut të fshatit Rehovë të Vithkuqit. Dyshohet se më datë 8 prill, ky shtetas ka përdhunuar pa dëshirën e saj një vajzë të moshës 23 vjeçe.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesën e vajzës. Ajo ka qenë e vetme në shtëpi dhe Elvis Rrapo mendohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Raportohet se e reja nuk ka zhvillim të duhur mendor dhe se ka qenë e paaftë të mbrojë veten gjatë aktit të turpshëm. Kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës, vajza në gjendje të rënduar psikologjike.