Arrestohet Lorela, tutorja shqiptare që prostituonte vajza të mitura në Greqi

Arrestohet Lorela, tutorja shqiptare që prostituonte vajza…


Lorela Kapaj 30-vjeçarja shqiptare dhe dy shtetas grekë të identifikuar si Stefanos Nestoras dhe Dhorgjiaqis Petros janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qënieve njerëzore.


Shqiptarja sipas autoriteteve, trafikonte vajza të mitura, të cilat më pas ja u prezantonte dy grekëve. Këta të fundit, i merrnin vajzat dhe i përdhunonin në grup dhe veç e veç disa herë dhe në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike kur edhe mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marrdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave.


Prej hetimeve u gjet se nëpërmjet takimeve të faqeve interentike ishin kryer të paktën 10 takime ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marëdhenie seksuale me to.


Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat,ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie së bashku me dy shtetasit Greke të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejtë përfitimit ekonomik. Policia ka konstatuar se shqiptarja kishte trafikuar dy vajza 15-vjeçare, një greke dhe një shqiptare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit