Arrestohet me drogë 47-vjeçari grek, lënda narkotike dyshohet se ishte nga Shqipëria

Arrestohet me drogë 47-vjeçari grek, lënda narkotike…

Policia greke ka arrestuar një 47-vjeçar. Greku po transportonte me automjetin e tij 39 kilogramë e 560 gram kanabis të papërpunuar. Personi i paidentifikuar për mediat u arrestua nga policia teksa transportonte drogën me automjetin tip “Mercedz Benz” në zonën e Kozanit.

Sipas mediat greke kanabisi dyshohet se është marrë nga Shqipëria. Arrestimi erdhi si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të luftuar trafikun e paligjshëm të drogës nga autoritetet dreke.

Grekut iu gjetën dhe sekuestruan edhe 140 euro, 2 celularë dhe 2 karta SIM. Kujtojmë se në fillik të këtij viti u sekuestrua rreth 440 kg marijuanë e cila besohet se vinte nga Shqipëria. Në një hetim të mëpasshëm, u gjetën 39 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 39 kilogramë e 560 gram.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit