Arrestohet me drogë, e reja godet policët e thyen derën e komisariatit

Arrestohet me drogë, e reja godet policët…

Një 21-vjeçare është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi është kapur me kanabis.

Sipas uniformave blu të kryeqytetit e reja për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit.

‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë’ dhe ‘Shkatërrim i pronës’, i shtetases Xh. A., 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe i është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis.

Kjo shtetase, për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit,’ thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit