Arrestohet në Angli Edmond Haxhia, në pranga dhe dy "turistët" britanikë

Arrestohet në Angli Edmond Haxhia, në pranga…

Edmond Haxhia, i dyshuar si porositësi dhe organizatori i vrasjes së Ardian Nikulajt është vënë në pranga. Ai është arrestuar në Angli, afro 10 ditë pas vrasjes mafioze të biznesmenit dhe politikanit Nikulaj.

Sipas raportimeve, Haxhia kishte mbërritur nga Anglia me një grup personash të cilët kishin për qëllim monitorimin e shënjestrës duke u sjell si turistë në hotelin e tij. Vetë Edmond Haxhia dyshohet se u vendos pranë banesës së tij në fshatin Kakarriq të Lezhës, së bashku me ekzekutorin portugez dhe aty organizuan gjithçka.

Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.” – njofton pala shqiptare.

Pas ekzekutimit, i gjithë grupi u largua nga Shqipëria për të humbur gjurmët. Mirëpo së fundmi raportohet se tre nga 6 të përfshirët janë vënë në pranga. Së bashku me Haxhian janë arrestuar edhe vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt.

Pritet që drejtësia shqiptare të dorëzojë dyshimet dhe provat e mbledhura drejt autoriteteve britanike, për të mbajtur të arrestuar tre personat. Më pas në bazë edhe të materialeve do të gjykohet për ekstradimin e tyre të mundshëm në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit