Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari shqiptar në Francë, sekuestrohen 131 kg marijuanë

Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari shqiptar në Francë,…

Policia franceze ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar. Ai u kap me një sasi të madhe droge në portën e trafikimit në Saint-Jean-de-Védas. Shqiptari ende i paidentifikuar kishte me vete në furgon 131 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë.

I riu po udhëtonte nga Spanja ndërsa pas arrestimit të tij janë sekuestruar kilogramët e drogës. Sasia e drogës u gjet nga qeni i drogës në muret e furgonit. Ai jeton në Strasburg dhe pretendoi se kishte një dërgesë për të bërë në Gjermani përpara se të bënte komente gjithnjë e më konfuze.

Hetimet u kryen nga brigada e narkotikëve të policisë gjyqësore të Montpeljesë. Individi u soll në prokurori për paraqitje të menjëhershme por gjykimi u shty për më 22 mars.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit