
Është vënë në pranga shoferi i kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjonaj.
Sokol Frroku është prangosur mbrëmjen e së hënës pasi është ndaluar dhe i është bërë edhe testi i alkoolit, dhe ka rezultuar se ishte i dehur.
Dyshohet se në makinë Frroku ka pasur shuma të mëdha parash, që do të përdoreshin për të blerë vota për llogari të Gjonajt në fushatën për bashkinë e Pukës.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur se ka pasur ndërhyrje për ta nxjerrë nga qelia shoferin e kryebashkiakut të Pukës, Sokol Frrokun.
Ky i fundit është një person me precedentë penal.