Arrestohet në Gjermani 22-vjeçari që vrau ish-të dashurën e tij në Itali

Arrestohet në Gjermani 22-vjeçari që vrau ish-të…

Është arrestuar në Gjermani Filippo Turetta, ish-i dashuri i Giulia Cecchettin. Trupi i kësaj të fundit u gjet pa shenja jete pranë liqenit Barcis, në provincën e Pordenone në Itali.

Filippo Turetta vrau të dashurën e tij dhe e hodhi pranë liqenit, teksa pas ngjarjes është arrestuar pranë Leipzig në Gjermani.

22-vjeçari përfudnoi në pranga pas një jave në arrati, teksa u kap përgjatë autostradës A9, ndërsa makinës së tij iu mbarua karburanti.

Turetta u transferua në një qendër paraburgimi në Halle, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Italisë brenda 10 ditëve.

Ai akuzohet se ka vrarë ish-të dashurën e tij duke e qëlluar 20 herë me thikë dhe më pas e ka hedhur në një cep pranë liqenit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit