Arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari, i dënuar me 5 vite burg në Itali për trafik droge dhe 50.000 euro gjobë

Arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari, i dënuar me…

Një shqiptar i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë italiane është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Kakavijë.

Burime nga Policia Kufitare Greke në Kakavijë konfirmojnë  se shqiptari u arrestua në Pikën Kufitare të Kakavijës teksa po hynte në Greqi. 35 vjeçari shqiptar me inicialet T.O. rezulton i dënuar me 5 vite heqje lirie në Itali dhe me një gjobë financiare prej 50 mijë

Ai akuzohet për trafikim të sasive të mëdha të drogës drejt Italisë. Policia greke bëri shoqërimin e tij drejt Janinës në pritje të ekstradimit të tij drejt Italisë. /dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit