Arrestohet në Rinas vrasësi 22-vjeçar, ishte shpallur prej kohësh në kërkim

Arrestohet në Rinas vrasësi 22-vjeçar, ishte shpallur…

Policia Kufitare e Rinasit ka mundur të arrestojë një 22-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë holandeze. Në njoftimin e publikuar nga policia, bëhet me dije se në pranga ka përfunduar Mirand Abazi, 22 vjeç, banues në Belgjikë.

22-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi. Gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit  të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se i riu ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Rinasit vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e zbatimit të ligjit të  Holandës.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrollit për verifikimin e dokumentacionit të qytetarëve në hyrje dhe në dalje, me qëllim kapjen e personave në kërkim, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, ndaluan shtetasin M. A., 22 vjeç, banues në Belgjikë.

Ky shtetas u kap në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit  të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga Kodi Penal i Holandës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit