Arrestohet në Turqi biznesmeni, vrasësi i 14-vjeçares në Shkup

Arrestohet në Turqi biznesmeni, vrasësi i 14-vjeçares…

Është arrestuar në një aeroport të Turqisë Ljupço Palevski i njohur si Palço. Ky i fundit është një ish-biznesmen ndërtimi dhe themelues i partisë Desna, një grup politik prorus dhe radikal.  Ai dyshohet se është autori kryesor i vrasjes së Vanja Gjorçevskit nga Velesi.

Personi në fjalë i krimit makabër në Maqedoninë e Veriut, rrëmbeu dhe ekzekutoi një 14-vjeçare. Ai vrau të renë dhe u arratis, por arratia e tij nuk zgjati shumë dhe u arrestua.

Personi që ka porositur vrasjen e Vanjës, ka qenë pikërisht i ati i saj, Aleksandar Gjorçevski, që dyshohet se  ka dhënë informacione se kur e bija e tij do të dalë nga shtëpia në mënyrë që të rrëmbehet.

Nëna e saj Zorica Gjorçevski, thotë se më 27 nëntor 2023, në orën 7:20 të mëngjesit, 14-vjeçarja që është në klasën e nëntë ishte nisur drejt shkollës, e cila ndodhet shtatë minuta larg shtëpisë së tyre. Dyshohet se Gjorçevski është vrarë ditën kur humbi kontaktet me familjen, teksa po shkonte në shkollë.

Ministri i Brendshëm maqedonas Oliver Spasovski, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, konfirmoi arrestimine tij. Ai tha se tani i takon drejtësisë të bëjë ekstradimin e tij.  Spasovski tregoi edhe rrugën që ndoqi Palevskit, i cili fillimisht ka qëndruar në Serbi, më pas në Bullgari dhe së fundi ku edhe u arrestua në Turqi.

Personi nga Shkupi me përcjellje të avokatit të tij me veturën Skoda Super B është dërguar në Serbi, atje është vendosur në një hotel, nga atje, ditën tjetër e ka marrë një person tjetër nga Shkupi me një veturë furiostradë, më pas kanë hyrë në Bullgari dhe nëpërmjet territorit të Bullgarisë ka hyrë në Turqi në qytetin Balikesir. Shërbimet tona bien në kontakt direkt jo vetëm me policinë por edhe më një burim të tyre i cili për një kohë të shkurtër ka njoftuar se personi gjendet në Balikesir dhe se planifikon që të niset për në Stamboll dhe se bëhet gati që me taksi të shkojë për në Stamboll dhe sot pasdite nga ana e kolegëve të policisë turke është arrestuar derisa ka ecur në këmbë në një nga autostradat në Balikesir”, tha Spasovski.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit