Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, Shqipëria kërkon ekstradimin e tij

Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, Shqipëria kërkon…

Ibrahim Lici është vënë në pranga në Turqi. Mësohet se arrestimi i Licit është bërë më 19 tetor nga policia vendase. Atoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesën zyrtare dhe kanë kërkuar ekstradimin e Licit në Shqipëri. Nuk dihet ende se në cilat rrethana është prangosur Lici dhe se për çfarë ishte shpallur në kërkim konkretisht. 

Ibrahim Lici është një emër mjaft i njohur për policinë në Shqipëri. Ai është dyshuar për disa ngjarja kriminale, kryesisht vrasje të bujshme që kanë tronditur Shkodrën ndër vite.

Lici është dyshuar si autori i vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021. Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali, ngjarje e ndodhur në qytetin verior disa vite më pare, më konkretisht më 30 mars të vitit 2019. 

Gjithashtu, Ibrahim Lici është prangosur si “truri” i një grupi gjobëvënësish ndaj tregtarëve. Ai u akuzua se ishte në krye të bandës së përbërë nga 9 persona, që terrorizonin tregtarët në Shkodër.


Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës. Familja Lici është ka humbur gjithashtu anëtarë në dyluftimin me bandën e Bajrave.

Më konkretisht, vëllai i Mustafa Licit, Fatbardh Lici, mbeti i vrarë në gusht 2018, ngjarje e ndodhur në qendër të Shkodrës. Në po të njëjtin vit, u sulmua me tritol Lul Kulla, kunati i Fatbardh Licit, i cili mbijetoi me plagë të shumta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit