
Një ndër emrat më të rrezikshëm e të përfolur të drejtësisë, Dritan Rexhepi, është vënë në pranga, nga autoritetet turke. Lajmi është bërë i ditur nga ministri turk i brendshëm, Ali Yerlikaya, i cili njoftoi se në pranga është vënë kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”.
Dritan Rexhepi është konsideruar si një ndër trafikantët më të mëdhenjë të lëndëve narkotike, duke i shpëtuar shpesh herë drejtësisë. Në të njëjtën kohë, ai konsiderohet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu.
Dritan Rexhepi po ashtu dyshohet si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes makabre të Jan Prengës, ngjarje kjo që ka tronditur vendin.
Në banesën ku u krye arrestimi i janë gjetur një kasafortë ku ai mbante pistoletë një sasi eurosh si dhe shumë ora të shtrenjta dhe varëse floriri.
Rexhepi akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e vrasjes me dashje dhe rrëmbimit të personit, falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje. Dritan Rexhepi njihet dhe për disa arratisje të bujshme nga burgjet e Europës.
